LAJMET

‘‘Tokë të zezë’’, Bajrami-Konjufcës: Fjalori i filozofit që tha se kanë reflektuar, s’mundesh me tërheq vëmendjen nga skandalet

Hykmete Bajrami, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar Glauk Konjufcës, pasi që ky i fundit gjatë një tubimi në Ferizaj ka thënë se do t’i “bëjmë tokë të zezë” partitë e tjera.

Bajrami në reagimin e saj i është drejtuar Konjufcës, duke i thënë se s’mundet me i bë ‘’tokë të zezë’’ partitë e tjera, e as s’mundet me tërheq vëmendjen, siç ka thënë ajo, nga skandalet e whatss app’it.

Postimi:

Glauku i paska thanë një qytetari ”kemi me i ba tokë të zezë”, duke ju referuar partive ish opozitare. Kaq për fjalorin e filozofit i cili para disa ditëve tha se kemi reflektu.

Glauk, as s’mundesh me na ba ”tokë të zezë” as nuk mundesh me tërheqë vëmendjen nga skandalet e whats app-it.

Po dije një gjë: atyre që don me i ba tokë të zezë, nuk ju dërgon letra për bashkëpunim.

Unë megjithatë nuk ju uroj juve që të bëheni ”tokë e zezë”, sepse pas 28 dhjetorit ju do të jeni opozita, e opozita i duhet qeverisë dhe vendit.

#LDK123✅

#HykmeteBajrami3✅

https://www.facebook.com/share/p/1Mar2bzDWJ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *