Tranzicioni i gjelbër në Ballkanin Perëndimor kërkon një inovacionin miqësor ndaj mjedisit
Në vitet e fundit përpjekjet për një transformim ekologjik në Ballkanin Perëndimor po nxisin kërkon një angazhim më të fortë ndaj inovacionit të përgjegjshëm ndaj mjedisit, përderisa promovimi i agjendës së gjelbër është fokusuar në një zhvillimin më të qëndrueshëm teknologjik.
Një fillim i ngadaltë i tranzicionit të gjelbër, aktualisht i perceptuar si i imponuar nga BE-ja, ka marrë një shtysë duke përdorur qasjen edukuese si një mjet për të adresuar sfidat klimatike dhe mjedisore.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, sipas raporteve dhe treguesve të ndryshëm janë në fazën fillestare të një tranzicioni të gjelbër dhe shumë prapa vendeve të BE-së.
Në këtë proces këto vende i pret nevoja për koordinim dhe bashkëpunim rajonal, riaftësim të fuqisë punëtore, dhe ndërgjegjësim publik për të mbështetur një transformim të suksesshëm të gjelbër.
Intensiteti i karbonit në Ballkanin Perëndimor në vitin 2024 ishte më shumë se pesë herë më i lartë se në BE, dhe se shumica e vendeve dhe ekonomive familjare mbështeten në qymyr, naftë apo edhe dru zjarri për ngrohje.
Kjo varësi jo vetëm që e bën rajonin një nga më intensivët në karbon në Evropë, por gjithashtu rrit ndjeshmërinë ndaj varfërisë energjetike, rreziqeve shëndetësore dhe paqëndrueshmërisë ekonomike.
Për ta trajtuar këtë çështje të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor, BE rekomandoi uljen e emetimeve të karbonit, zvogëlimin e varësinë nga lëndët djegëse fosile dhe lëvizjen drejt energjisë së ripërtëritëse.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, emetimet gjenerohen kryesisht në sektorin e energjisë elektrike dhe ngrohjes, një përqindje relativisht më e lartë krahasuar me shumicën e shteteve anëtare të BE-së. Përjashtimi i vetëm është Shqipëria, ku sektori i transportit është kontribuuesi kryesor i emetimeve.
Ilgin Warneke, këshilltare në GIZ, thotë se projekti i Energjisë së Ripërtëritëse në arsim dhe trajnimit i zbatuar nga Iniciativa e Reformës Arsimore e Evropës Juglindore me mbështetjen e GIZ dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik shërbeu si dimensioni i avancimit të edukimit në këtë fushë.
“Duke përcaktuar drejtimin e përgjithshëm dhe qëllimet afatgjata të tranzicionit energjetik, fokusi u përqendrua në bërjen e këtyre ambicieve të prekshme në sektorin e arsimit dhe trajnimit profesional”, thotë ajo.
Gjatë dy viteve u punua në gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor – Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi.
Iniciativa që bashkoi mësimdhënësit, bizneset dhe politikëbërësit në nivel rajonal, nxori se karriera në energjinë e ripërtëritëse është e nevojshme, tërheqëse dhe gjithëpërfshirëse ndaj gjinisë.
Fokusi u përqendrua në rolin e arsimit në tranzicionin e energjisë së ripërtëritëse, duke eksploruar nevojat e tregut të punës, qëndrueshmërinë sociale dhe barazinë gjinore.
Tina Saric, drejtoreshë e Sekretariatit të Iniciativës për Reformën në Arsim e Evropës Juglindore (ERI SEE), një organizatë rajonale që lehtëson bashkëpunimin rajonal në fushën e arsimit thekson se kjo solli mbështetje për edukim të kuadrit të kësaj fushe për të rritur aftësitë që do të formsojnë të ardhmen energjetike të rajonit.
“Për herë të parë, u zhvilluan burime rajonale mësimdhënieje dhe mësim nxënieje për dy fusha kritike për sektorin e energjisë së ripërtëritëse, instalimi dhe mirëmbajtja e sistemeve diellore dhe instalimi dhe mirëmbajtja e pajisjeve elektrike në termocentralet e erës”, thotë Saric.
Ajo thotë se çfarë prodhoi kjo iniciativë rajonale e qeverisë gjermane është një dokument strategjik u jep ministrive, agjencive dhe segmenteve tjera përkatëse një udhërrëfyes për të përafruar aktivitetet e tyre me nevojat e tregut të punës në sektorin e energjisë së ripërtëritëse, duke siguruar që ato të mund të mbështesin tranzicionin energjetik.
“Por ka një pengesë, pa punëtorë të kualifikuar dhe sisteme moderne arsimore, ky tranzicion nuk mund të ketë sukses, thotë Saric.
Duke mbledhur përfaqësues nga të gjitha ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, shkollave profesionale u krijua një kornizë edukative mbi energjinë diellore dhe energjinë e erës, dhe nxorën në pah nevojat e tregut të punës.
Raportet e deritashme mbi nivelin e karbonit në Ballkanin Perëndimor tregojnë se progresi në edukimin dhe trajnimin që përfshin tipare të përbashkëta me tranzicionin e gjelbër, kryesisht prioritetet mjedisore dhe dixhitalizimi mund të ndihmojë në zhbllokimin e potencialit të një transformimi të gjelbër.
Hulumtimi i kapaciteteve rajonale të kërkimit dhe inovacionit për tranzicionin e gjelbër përmes lentes së specializimit u kërkon këtyre vendeve vendime politike për të shfrytëzuar këto resurse të brendshme si kornizat kombëtare si dhe iniciativave bashkëpunuese.
Kjo iniciativë gjithashtu nënvizon një realitet thelbësor: pavarësisht potencialit të fortë për energjinë ripërtëritëse, sfida të mëdha vazhdojnë të ekzistojnë, sidomos kornizat e mangta ligjore, hezitimi i investitorëve dhe qasja e kufizuar në financim, veçanërisht për prodhuesit vendas.