U godit nga vetura, ky është 87-vjeçari që mbeti i vdekur në Kllokot
Mustafa Zeqiri, është i moshuari që mbeti i vdekur si pasojë e përplasjes nga një veturë në Kllokot të premten.
87-vjeçari, sipas policisë, ishte duke kaluar rrugën kur një veturë e goditi atë, dhe për pasojë ai nuk mundi t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra.
Sakaq, i dyshuari është arrestuar nga organet e drejtësisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën mashkull kosovar-këmbësor, i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QE-Gjilan, por për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
I ndjeri do të varroset sot në ora 17:00 në fshatin Ballancë.