LAJMET

U raportua se VV po mbledh nënshkrime të deputetëve, për çfarë ishin sipas Haxhiut

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se mbledhja e nënshkrimeve, për të cilën u raportua dje se u iniciua nga Lëvizja Vetëvendosje për seancë të re të Kuvendit, nuk ishte për çështjen e mandatarit, por për formim të grupeve parlamentare.

“Nuk ka të bëjë asgjë me mandatarin apo me ndonjë seancë tjetër, të paktën jo për momentin. Prandaj, ne do t’ju njoftojmë sapo të kemi ndonjë veprim në raport me situatën aktuale”, iu tha ajo gazetarëve në Kuvend pas mbledhjes së Kryesisë.

Ndërkaq, e pyetur për një deklaratë të deputetes Emilija Rexhepi mbi këtë çështje se janë mbledhur disa nënshkrime, Haxhiu tha se me siguri ajo i është referuar këtyre nënshkrimeve për grupet parlamentare.

“Nuk ka nënshkrime. Në asnjë letër s’kam vendosur nënshkrimin përveçse për të formuar grupet parlamentare sepse siç e dini me ftesë të Kuvendit ne është dashur që t’i formojmë grupet parlamentare. Këtë e kemi bërë të gjithë, përveç Listës Serbe, dhe unë kam vendosur nënshkrimin tim në këtë letër. Me siguri Emilija Rexhepi i është referuar letrës së njëjtë”./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *