Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në stërvitjen ushtarake të përbashkët “JRTC 25-08” në ShBA, ku iu bashkuan Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Iowas dhe njësive mbështetëse të tjera për të zhvilluar aftësitë e tyre në një mjedis të simuluar të luftës në shkallë të gjerë.

“Ushtarët e FSK-së janë përfshirë intensivisht në operacionet “forcë-kundër-forcë”, ku çdo komponent po vihet në provë në kushte të ngarkuara dhe me ritëm të shpejtë”, tha Garda Kombëtare e Iowas, transmeton Klankosova.tv.

Stërvitja është projektuar për të testuar gatishmërinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe reagimin në situata reale të konfliktit.

https://www.facebook.com/IowaNationalGuard/posts/1168778368626367?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë