LAJMET

Ushtarët italianë të KFOR-it me operacione vëzhgimi në territorin e Kosovës

Ushtarët italianë të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar patrulla dhe operacione vëzhgimi në zonën e tyre të përgjegjësisë në territorin e Kosovës.

KFOR-i, përmes një postimi në Facebook, thotë se prania e patrullave në terren është thelbësore për mbajtjen e një prezence të dukshme, rritjen e ndërgjegjësimit situativ dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet.

“Patrullat lejojnë gjithashtu angazhimin e rregullt me popullsinë vendase dhe autoritetet civile, forcimin e besimit në KFOR dhe përforcimin e rolit të tij të paanshëm anembanë rajonit”, thuhet tutje në njoftim.

https://www.facebook.com/share/r/1AbRmNDmZ6/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *