LAJMET

Vazhdon përplasja – Deliu: Haxhiu, ministrja më e dobët dhe e paftë në histori të Kosovës

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu i ka reaguar sërish ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Ajo thotë se nuk do të ishte marrë fare me Haxhiun po të mos ishte “ministrja më e dobët dhe e paaftë në histori të Kosovës”.

Poashtu deputetja Deliu shton se vetëm pasi Haxhiu ta zbardhë rastin e Astrit Deharit, “mund ta marrë seriozisht çdo reagim të saj”.

“Paska reaguar deputetja Albulena Haxhiu. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte ministrja më e dobët dhe paaftë në histori të Kosovës. Vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit – mund ta marrë seriozisht çdo reagim të saj”, ka shkuar Deliu.

Pos kësaj, Deliu thotë se Haxhiu po bën thrirje për vetëgjyqësi.

“Ajo po thotë se, meqë unë paskam votuar për Gjykatën Speciale, burri i saj ka të drejtë të më sulmojë mua. Merreni me mend”, shkruan deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Të dashur qytetarë, kjo grua ka qenë ministre e Drejtësisë për katër vite. Unë jam deputete, dhe ajo flet kështu për mua, imagjinoni çfarë mund t’u ndodhë qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi që i dalin përballë një pushteti që nuk njeh as norma ligjore, as morale. Sa turp”./ Vendisot.info

https://www.facebook.com/share/p/19JkQ7bd5g/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *