LAJMET

Vdes 60 vjeçari në Prizren, iu përkeqësua gjendja shëndetësore sa ishte në një kafiteri

Një burrë ka vdekur sot në një kafiteri në Prizren.

60 vjeçarit, T.Q, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Rastin e ka konfrmuar togeri Tahir Kabashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60 vjeçare, deri sa ishte në një lokal për kafe (kafiteri “Crali”) së bashku me vëllaun e tij, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetsore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjeksore, ku emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllaut të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, deklaroi ai.

“Njësitet relevante policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit në fjalë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Rasti është duke u hetuar”, theksoi Kabashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *