LAJMET

Vdes Chuck Norris, aktori ikonik i filmave aksion

Chuck Norris, kampioni i artit marcial që u bë një yll ikonik i filmave aksion dhe udhëhoqi serialin e suksesshëm “Walker, Texas Ranger,” ka ndërruar jetë. Ai ishte 86 vjeç.

Norris u shtrua në spital në Hawaii të enjten dhe familja e tij publikoi një deklaratë të premten duke thënë se ai vdiq atë mëngjes.

“Ndërsa do të donim t’i mbanim rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ishte në paqe”, shkroi familja e tij.

Fama e aktorit u rrit në vitet ‘70, kur u shfaq pranë Bruce Lee në filmin Ëay of the Dragon.

Ai vazhdoi të luajë në Missing in Action dhe The Delta Force, të dyja shumë të suksesshme.

Karriera e Chuck-ut përjetoi një ringjallje në vitet 2000, pasi memet “Chuck Norris Facts” u bënë të njohura, duke ekzagjeruar fuqinë dhe forcën e tij fizike.

Edhe pse në vitet e fundit ai u tërhoq pak nga vëmendja publike, ai vazhdon të ketë ndjekës besnikë në internet./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *