Vdes edhe gruaja e Khameneit, nuk u mbijetoi lëndimeve të marra në sulmin ShBA-Izrael
Gruaja e Liderit Suprem të vrarë të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, vdiq të hënën, sipas mediave lokale, pasi pësoi plagë nga bombardimet e ShBA-së dhe Izraelit mbi Teheran, që vranë burrin e saj disa ditë më parë, shkruan CNN.
Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh kishte qenë në koma pasi ajo dhe burri i saj u sulmuan rë shtunën, raportoi të hënën Agjencia e Lajmeve ISNA e Iranit.
Vrasja e Liderit Suprem të Iranit nga ShBA dhe Izraeli ka krijuar një vakuum pushteti në qendër të regjimit iranian.
