LAJMET

Vdes foshnja që dyshohet se lindi në një automjet rrugës për në spitalin e Pejës, nëna në gjendje të rënduar shëndetësore

Një foshnjë është dërguar pa shenja jeta në spitalin rajonal në Pejë, ditën e djeshme. Policia ka nisur hetimet.

Siç bëhet e ditur në raporton 24 orësh, foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe nëna është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES Pejë / 28.07.2025 – 04:35. Në spitalin rajonal në Pejë një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete, si dhe viktima femër kosovare është sjelle me gjendje të rënduar shëndetësore pasi dyshohet se i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *