Vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë nga aksidenti në rrugën Komoran- Carralevë
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmon se sot rreth orës 19:30, policia ka pranuar informatën se në rrugën Komoran- Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona njëri nga të cilët ka vdekur”, konfirmoi Ahmeti për Gazetën Express.
“Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Komoran”, shtoi ajo.
“Personat tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, përfundoi Ahmeti.
