LAJMET

Vdes një person nga fshati Fushticë e Drenasit pasi u plagos me armë zjarri, Policia jep detaje

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për Gazetën Express se sot në mesditë në fshatin Fushticë të Drenasit është raportuar për një person të plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, derisa personi i plagosur është dërguar në QKMF-në e Komoranit, ku edhe stafi mjekësor ka konstuar vdekjen.

Policia është duke u marrë me rastin.

“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar se një person (mashkull) të plagosur me armë zjarri në fshatin Fushticë të Drenasit.

I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti për Express.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *