Një familje kosovare, tani e ka edhe një arsye shtesë për të shkuar në Qabe, bashkë me miliona myslimanë të tjerë.

Babai Avdi Jusufi, që u shkoi në haxh në Mekë, atje vdiq dhe u varros pak ditë para Kurban Bajramit, raporton Klan Kosova, transmeton Vendi Sot

Për të birin e haxhi Avdiut, është nder dhe privilegj që babai i tij vdiq dhe u varros në tokën e shenjtë.

Ndërkohë, pavarësisht dhimbjes, familja Jusufi nuk e la pa e shënuar festën e Bajramit të Vogël.

Besimtari nga Vushtrria kishte shkuar në Qabe për herën e dytë. Kësaj radhe, për prindërit e tij që nuk jetojnë më.

Haxhi është kushti i pesë i islamit, por bëhet obligativ për besimtarët vetëm nëse ata janë mirë me shëndet dhe kanë mundësi financiare për ta përmbushur atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë