Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, avokati Jashari: Zgjedhjet e reja janë një mundësi reale
Avokati Arbër Jashari ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri me datën 26 korrik, atëherë nuk do të mund të marrë veprime.
Sipas tij, deri atëherë Gjykata pritet që të dal me një vendim meritor, i cili do ta determinojë fatin e kësaj legjislature, derisa u shpreh se zgjedhjet e reja janë një mundësi reale.
“Në rast se Kuvendi nuk konstituohet deri me datën 26 korrik, atëherë nuk do të mund të marrë veprime, pas kësaj date deri me datën 8 gusht.
Deri atëherë Gjykata pritet që të dal me një vendim meritor, i cili do ta determinojë fatin e kësaj legjislature. Zgjedhjet e reja janë një mundesi reale”, ka shkruar tutje Jashari.