LAJMET

Vërshimet e sotme në vend, reagon edhe Osmani: FSK në gatishmëri për reagim nëse paraqitet nevoja

Vendi ynë është përballë me shumë vërshime sot, për këtë situatë ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani e cila ka shprehur mirënjohje për të gjitha institucionet dhe qytetarët për reagim “me përgjegjësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mbrojtjen e jetës dhe pronës”, është shprehur Osmani.

Osmani shprehet se “Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave po punon pareshtur bashkë me organet e rendit. Falënderoj edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës për gatishmërinë e plotë për ofrimin e mbështetjes së menjëhershme, duke vënë në dispozicion kapacitetet e saj njerëzore dhe logjistike, nëse paraqitet nevoja”.

Ndërsa, deklaron se “situata kërkon kujdes maksimal”.

“U bëj thirrje qytetarëve të tregojnë vigjilencë dhe të respektojnë me përpikëri udhëzimet e institucioneve kompetente. Bashkëpunimi i ngushtë dhe reagimi profesional mbeten vendimtare për përballimin me sukses të kësaj situate”, është shprehur Osmani.

https://www.facebook.com/share/p/19iukZSWrn/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *