Vetëvendosje garon me Ali Dulën në Rahovec
Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot u zyrtarizua kandidatura e Ali Dulës për kryetar të Rahovecit nga kjo parti.
Sipas kësaj partie, “me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror, dhe me Ali Dulën në krye të komunës, Rahoveci do të ketë një bashkëpunim efektiv, që sjell investime, progres dhe zhvillim”.
Njoftimi i plotë:
Në Rahovec do të fitojmë sepse komuna duhet t’u kthehet qytetarëve përmes bashkëqeverisjes. Ky është modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i kandidatit tonë për kryetar, Ali Dulës.
Në takimin e mbajtur sot me Grupin Punues të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit Rama dhe drejtuesëve të strukturës në Pika, u zyrtarizua dhe u mbështet kandidatura e Ali Dulës për kryetar komune.
Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror, dhe me Ali Dulën në krye të komunës, Rahoveci do të ketë një bashkëpunim efektiv, që sjell investime, progres dhe zhvillim.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Rahovecit, nga Anadrinia deri në Zatriq, nga Krusha e Madhe deri në qytet, që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi të shumëpritur dhe të domosdoshëm.
Nga 12 tetori Rahoveci do të qeveriset nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me kryetar Ali Dulën.
Na priftë e mbara!
https://www.facebook.com/share/p/18gbnRpfxX/