Vetëvendosje në konferencë për media: Vendimi i Osmanit për ta shpërndarë Kuvendin është arbitrar e kundërkushtetues
Shefja e deputetëve të VV-së Arbërie Nagavci dhe deputeti Adnan Rrustemi kanë dalë në një konferencë për media pas vendimit të Presidentes Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti Adnan Rrustemi ka deklaruar se vendimi i presidentes Vjosa Osmani për ta shpërndarë Kuvendin është antikushtetues dhe arbitrar.
Derisa Arbërie Nagavci në fjalën e saj ka treguar gjithë kronologjinë e zhvillimeve politike deri tek dita e djeshme në Kuvend kur dështoi zgjedhja e presidentit në mungesë kuorumi. Ajo ka fajësuar partitë e tjera për dështimin.
/Vendisot.info
