Votohet kryetari i ri i Parlamentit në Shqipëri, opozita bojkoton. Betohen 135 deputetë, dy lënë mandatet
Shqipëria ka zgjedhur kryetarin e ri të Parlamentit. Deputetët socialistë i dhanë mbështetje Niko Peleshit, i cili mori 84 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim në seancën e parë të legjislaturës së re. Opozita refuzoi të marrë pjesë në proces, duke e bojkotuar votimin, por qëndroi në sallë.
Nga 140 deputetë të zgjedhur, betimin e dhanë 135. Dy të zgjedhur të PSD-së, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, hoqën dorë nga mandatet, ndërsa tre deputetë të Partisë Demokratike – Jozefina Topalli, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi – munguan për arsye personale.
Në këtë legjislaturë të re, 72 deputetë janë për herë të parë në Parlament. Partia Socialiste hyn me 83 mandate (53 prej tyre emra të rinj), PD dhe aleatët me 50 mandate (14 prurje të reja), ndërsa PSD ka 3 deputetë, Partia Mundësia 2, dhe Lëvizja Bashkë e Nisma Shqipëria Bëhet nga një deputet secila.