Në një atmosferë të ngarkuar me pritje politike dhe kalkulime elektorale, sot pritet të zbardhet një prej enigmave më të përfolura në skenën politike të kryeqytetit: kush do ta marrë flamurin e Vetëvendosjes në garën për Prishtinën?

Sipas burimeve të GazetaBlic, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që kandidati i saj për kryetar të Prishtinës të jetë Hajrullah Çeku.

Zyrtarizimi i këtij emri do të bëhet sot në orën 17:00.

Emri i Çekut, aktualisht Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka qarkulluar prej javësh në qarqet politike si kandidati më i mundshëm për të marrë stafetën nga Përparim Rama.

Ndryshe, Përparim Rama pak muaj më parë kishte deklaruar se do të jetë përsëri në garë për të parin e kryqytetit, por deri tani LDK nuk ka dalë ende me ndonjë njoftim zyrtar. /GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë