Xhaka i entuziazmuar për transferimin në Sunderland: Jam krenar që jam këtu
Granit Xhaka edhe zyrtarisht është bërë futbollist i Sunderlandit.
Ai ka folur rreth përshtypjeve të tij rreth këtij transferimi.
Xhaka u shpreh i entuziazmuar për kapitullin e ri në “Stadium of Light”.
“Jam shumë krenar që jam këtu,” tha Xhaka.
“Kur fola me klubin, u emocionova dhe ndjeva energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë njerëzit dhe lojtarët. Është pikërisht ajo që doja dhe kam një ndjesi shumë të mirë”, deklaroi futbollisti me prejardhje nga Kosova.
32 vjeçari beson se është në momentin e duhur për të sjellë përvojën dhe cilësinë e tij në skuadër, duke theksuar rëndësinë që Sunderland të vazhdojë të ndërtojë mbi suksesin e arritur.
“Ne jemi kthyer aty ku ky klub duhet të jetë, dhe duam të qëndrojmë këtu për të shkruar historinë tonë. Ndihem i gatshëm ta ndihmoj ekipin me përvojën time, por edhe me cilësinë time. Duhet ta gjejmë veten në fushë, por nuk mendoj se kjo do të jetë një problem i madh. Ka qenë një pritje e gjatë, por tani jam këtu dhe mezi po e pres.”
Futbollisti i Zvicrës do ta veshë fanellën me numrin e tij ikonik 34.