Xheneta me foto të reja, ndjekësit vërejnë ‘ndryshim’
Xheneta Fetahu, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, vazhdon të jetë ndër figurat më aktive në rrjetet sociale. Ajo nuk kalon thuajse ditë pa shpërndarë ndonjë imazh apo video të re për ndjekësit e saj në Instagram.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotosesion të ri, mirëpo ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është përdorimi i tepruar i fotoshopit në imazhe.
Në fotot e publikuara, Xheneta duket ndjeshëm ndryshe nga paraqitjet e saj në realitet, gjë që ka shkaktuar diskutime në komente mes ndjekësve të saj.
Fotot janë realizuar në stil artistik, por ndryshimet vizuale të dukshme kanë ngritur dyshime rreth nivelit të përpunimit digjital të imazheve.
Me gjithë kritikat, qëllimi i saj duket të ketë qenë prezantimi në një formë sa më të bukur dhe të përpunuar estetikisht – diçka që sot është bërë e zakonshme në botën e rrjeteve sociale.