LAJMET

Zgjerohen hetimet për grupin e dytë në rastin e manipulimit të votave, 28 të dyshuar intervistohen – të ndaluar kryesues të komisionerëve

Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, si dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike lidhur me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), respektivisht për Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren, ka zgjeruar hetimet lidhur me grupin e dytë të të dyshuarve.

Policia në një postim në Facebook, informon se “pas autorizimit nga Prokuroria dhe në kuadër të zgjerimit të hetimeve, janë intervistuar njëzet e tetë (28) të dyshuar dhe gjashtë (6) dëshmitarë”.

“Pesë (5) prej tyre pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Katër (4) prej tyre, në cilësinë e kryesuesve të komisioneve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 të KPRK-së, si dhe një (1) person në cilësinë e Koordinatorit të KKZ-së për Komunën e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të KPRK-së”, vijon njoftimi.

Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afateve ligjore, do të vlerësojë parashtrimin e kërkesës lidhur me caktimin e masës për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, konfirmohet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

https://www.facebook.com/share/p/15XLCER5y78/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *