LAJMET

Zjarret përfshijnë disa zona të Kosovës, digjen pesë shtëpi në fshatin Siqevë të Klinës

Për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta që kanë përfshirë vendin gjatë dy ditëve të fundit, një mori zjarresh kanë shpërthyer në disa pjesë të Kosovës.

Një rast serioz është regjistruar edhe në fshatin Siqevë të Komunës së Klinës, ku zjarret kanë përfshirë pesë shtëpi. Lajmi është raportuar nga portali lokal Klina Info, i cili ka publikuar pamje në Facebook, ku shihen shtëpitë të kapluara nga flakët.

Ndërkohë, pasditen e sotme, zjarre janë regjistruar edhe në tri qytete të tjera: Prizren, Pejë dhe Drenas.

 

https://www.facebook.com/share/p/1AmTJ1cmpB/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *