10 të arrestuar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 2178 gjoba trafiku.
Gjatë kësaj kohe, shton policia, janë arrestuar 10 persona, ku 6 janë dërguar në mbajtje.
Po ashtu, bëhet e ditur edhe se, kanë ndodhur 45 aksidente me dëme materiale, dhe, 26 me të lënduar.
PK’ja, njofton edhe që, dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.

