Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar Mujë Krasniqin.

Ai mori jesh në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë”, kushtuar Krasniqit.

“Mujë Krasniqi i këndoi lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar i saj. Në vendlindjen e tij, në Çabiq të Klinës, mora pjesë sot në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë”, kushtuar këtij heroi të rrallë. Së bashku me babain e Mujës, Halilin, kryetarin Zenun Elezaj dhe bashkëluftëtarë, ndamë kujtime të çmuara për njërin prej të parëve që u rreshtua në vijën e parë të luftës për çlirim. Mujë Krasniqi, bashkë me Beqir Gashin, përmes këngës dhe trimërisë, ishin frymëzim për çdo ushtar të UÇK-së”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë