Kadrijaj-Kurtit: Patriot me bateria, shkelës i kushtetutuës, je në trenin e gabuar
Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj e ka zhvendosur flamurin kombëtar nga ulësja e Albin Kurtit në Kuvend te foltorja.
Në fjalën e saj ajo ka akuzuar Kurtin se qëllimisht po e shkatërron sistemin kushtetues të vendit.
Ndërsa, ka përmendur edhe dy kauzat për siç thotë ajo që Kurti ka ardhë në pushtet.
“Po i drejtohem Albinit, për ku je nis Albin, je në rrugën dhe në trenin e gabuar. Do dua të flasë për dy kauza që Albin Kurti ka ardhë në pushtet. Ka qenë kauza e Astrit Deharit dhe çfarë kanë bërë këta për këtë kauzë për gjashtë vjet, le që nuk kanë punuar në atë drejtim, por edhe I kanë hup faktet. Ju e dini që në fushatën e fundit kanë bërë fushatë edhe me emrin e heroit Afrim Bunjaku, ne e respektojmë, lavdi për heroin e Policisë që ka ra në Banjskë dhe e respketojmë edhe familjen e tij edhe Policinë e Kosovës, por çfarë kanë bërë. Në atë kohë të gjithë deputetët opozitar jemi mobilizuar që në Bruksel të kërkojmë që të vendosen sanskione ndaj Serbisë për shkak të kësaj vrasje, për shkak të cenimit të sovranitetit dhe integritetit dhe çka kemi bërë ne si Kosovë, në vend të kësaj ne e kemi shëprblyer Serbimë me gati gjysme milionë euro për renovimin e trenave të Albin Kurtit dhe vagonave të trenit”, ka thënë ajo, raporton eo.
“Po dua t’i them Albinit, nuk mundesh me këtë flamur ata trena mi përcjellë në Serbi, as me flamur të Kosovës. Ata trena mundesh me i përcjellë vetëm me flamur të Serbisë. O shkelës i Kushtetutës, o patriot me bateria nuk mundesh me u kamuflu as me këtë flamur të shenjtë, por as me asgjë tjetër sepse ti je shkelës i kushtetutës dhe qëllimshëm po rrënon sistemin kushtetues”, ka thënë ajo.
