A e kontaktoi Kurti ndonjë deputet të PDK-së? Lushtaku: Kam dëgju fjalë, por nuk e di
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se nuk ka informacione nëse LVV-ja e ka kontaktuar ndonjë bashkëpartiak të tij deputet për votimin e qeverisë së re sot.
Lushtaku tha se “kam dëgju fjalë”.
Ndërsa u pyet për emrat e deputetëve, ai tha: “Jo, nuk e di….”
“Ne kemi thënë që nuk do të tentojmë ta krijojmë qeverinë, sepse nuk i kemi numrat, por ka qenë përgjegjësia e madhe e partisë së parë dhe falë saj e kemi këtë krizë institucionale dhe shoqërore”, tha Lushtaku.
