Mickoski doli kundër, OVL-UÇK: Të dashur shqiptarë, shihemi ne Shkup më 13 dhjetor
Protesta e radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mbahet në Shkup.
OVL-UÇK në një konferencë për media ka konfirmuar se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Këtë e konfirmuan edhe nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ndërkohë, dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar protestën si një “lëvizje të gabuar”.
“Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështesë”, ka theksuar Mickoski.
Kjo është protesta e pestë me radhë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Deri tani protesta të këtij lloji janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.
Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë. Gjykimi ndaj tyre është drejt fundit.
Thaçi, ish-president i Kosovës; Veseli e Krasniqi, ish-krye parlamentar; dhe Selimi, ish-deputet, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.
https://www.facebook.com/share/p/1DG6BfxHPn/
