Vdekja e Sahit Jasharit, Kurti shkon në Skënderaj për ngushëllime
Qeveria e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘facebook’ kanë bërë të ditur se kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Skenderaj për ngushëllim në familjen Jashari, me rastin e vdekjes së Sahit Jasharit.
Kurti iu ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve e bashkëluftëtarëve duke vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e Sahit Jasharit, para dhe gjatë luftës çlirimtare.
“Sahit Jashari ishte bashkëveprimtar i Kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jashari, luftëtar edhe para luftës, që kontribuoi me pushkë dhe organizim për çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit. Do të më mbeten përherë në kujtesë takimet dhe bisedat me të para dy dekadave në Skënderaj. Përherë mbante qëndrime patriotike dhe e donte rininë aktive e të ndershme”, ka shkruar kryeministri në detyrë Kurti në librin e kujtimeve.
