LAJMET

Guri: Qëllimi është të kthehet shpresa, qytetarët po dalin jashtë vendit

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Paris Guri, tha se misioni i partisë së tij është “të kthehet shpresa te qytetarët”.

Ai në Pressing në T7 pohoi se “Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në sektorin e ICT-së”. Prandaj deklaroi se është e domosdoshme “rikthimi i shpresës që mos mi lënë të rinjtë me ikë”.

“Misionet kryesore me kthy shpresën, po mungon shpresa. Shpresa kthehet me shërimin e polarizimit të skajshëm në shoqëri..”, tha Guri.

Ai citoi një statistikë, duke thënë se në pesë vitete e VV-së “është numri më i lartë që qytetarët po dalin jashtë vendit…”.

“Shpresën po e gjejnë jashtë vendit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *