Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima të dhunës.
Protestuesit e lëshuan edhe audion e incizimit, ku dëgjohet Arlinda duke i kërkuar ndihmë togerit Faruk Muqolli.
Ndryshe, protestuesit kanë kërkuar edhe përgjegjësi dhe llogaridhënie politike, duke kërkuar edhe dorëheqje të ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, dhe, ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
