LAJMET

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga posti i nënkryetares së LDK-së

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv një burim i LDK-së brenda Kryesisë së kësaj partie.

Ai tha se në momentin që ofron dorëheqje kryetari, “do të thotë që të gjithë jemi në dorëheqje deri në Kuvendin e LDK-së”.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë edhe me vetë Hykmete Bajramin, por nuk ka arritur të marrë një përgjigje nga ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *