Përmbytjet e ditës së djeshme në rajonin e Shkupit nxorën në pah mungesën e infrastrukturës së duhur të kanalizimeve atmosferike, shkruan Gazeta Sinjali.

Rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut u shndërruan në lumenj për një kohë të shkurtër, ndërsa shumë automjete mbetën të bllokuara, me disa që u detyruan të lëviznin në trotuare për të shmangur ujin.

Uji që vërshonte bartte mbeturina të ndryshme, duke krijuar pengesa në qarkullim dhe dëme të shumta materiale.

Qendra për Menaxhim me Kriza raportoi për rrugë të vërshuara, pemë të rrëzuara dhe probleme serioze në komunikacion. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga kjo situatë.

Ndërkohë, Enti Hidrometeorologjik paralajmëron mot jo të qëndrueshëm për ditët në vijim, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Nga e hëna, temperaturat pritet të bien me 3 deri në 5 gradë, por mbeten kushtet për stuhi të papritura.

Sipas parashikimeve, kjo verë mund të jetë ndër më të nxehtat dhe më ekstremet që ka përjetuar Evropa, veçanërisht gjatë korrikut dhe gushtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë