Në ora 11:00, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, përmes së cilës do të tentohet për herën e 29-të të arrihet konstituimi i Legjislaturës së nëntë.

Të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.

Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë