Pacolli ‘ultimatum’ Komunës së Prishtinës: Keni kryer shkelje me deponinë, 15 ditë afat për nisje të procedurave për pajisje me pëlqim ujor
Ministrja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se inspektorati i kësaj ministrie ka ‘identifikuar shkelje ligjore’ nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte në zonën e Matiçanit.
Sipas saj, me aktvendim zyrtar, komuna është obliguar që “brenda një afati prej 15 ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor”, duke paralajmëruar se “çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore”.
Pacolli theksoi se “mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm”, duke shtuar se “ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale”.
