LAJMET

Presidentja takon mërgatën në Hungari: Kontribuat në rezistencë paqësore, UÇK e shtetndërtim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari ka takuar edhe komunitetin shqiptae që jetojnë dhe veprojnë në Hungari, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest.

Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.

“Ajo çmoi përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili me punën, sipërmarrjen dhe suksesin e tij kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe forcon lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.Presidentja vlerësoi gjithashtu praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në shërbim të zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim.

Presidentja Shiroka Pula i ka inkurajuar bizneset e mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë, duke theksuar se vendi ka nevojë për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve të saj.

https://www.facebook.com/share/p/19e1JwTdS3/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *