LAJMET

Pas një dite me negociata, Kurti me mëngjes del në arat e Podujevës për korrje- shirje të grurit

Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot në mëngjes ka qëndruar në qytetin e Podujevës ku edhe ka përcjellë nga afër korrje-shirjet në këtë pjesë të vendit.

Ai është parë i ngjitur edhe në kombanjë, derisa shoqërohej nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja.

Kurti gjatë ditës së premte ka takuar liderët e PDK-së dhe LDK-së me të cilët ka diskutuar për krijimin e institucioneve të reja. Takimi me Bedri Hamzën nuk ka prodhur ndonjë rezultat, derisa me Lumir Abdixhikun e Vjosa Osmanin janë dakorduar për takime të radhës./Express/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *