Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugën nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
Nga 10 deri më 18 korrik do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, siç njoftoi Komuna e Prishtinës dje për shkak të disa punimeve që do të bëhen aty.
Për këtë arsye, itinerari do të ndërrojë edhe për dy linja të Trafikut Urban, 3 dhe 4.
Trafiku Urban tha se në segmentin nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit, do të ketë devijim të përkohshëm të itinerarit për linjat nr. 3 dhe nr. 4, vetëm në drejtimin e ardhjes, në segmentet rrugore si në vijim:
Linja nr. 3
Bardhosh ➜ Rrethi i Matit
➡️ Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xhevë Lladrovci → Astrit dhe Arbnor Dehari → Rrethi i Matit
Linja nr. 4
Parku i Gërmisë ➜ Matiqan
➡️ Eqrem Çabej → Afrim Zhitia → Xheladin Rekaliu → Matiqan
✅ Në drejtimin Matiqan ➜ Parku i Gërmisë (Linja nr. 4) dhe Rrethi i Matit ➜ Bardhosh (Linja nr. 3), qarkullimi do të zhvillohet sipas itinerarit të rregullt.
