Kryetari i AAK-së, njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramush Harardinaj, duke uruar Ditën e Çlirimit, tha se fitorja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe hyrja e forcave tokësore të NATO-s shënojnë ngjarjen më kulmore në historinë tonë të re.

Ai tha se lirinë e bëri kuptimplotë dhe e përshpejtoi përkrahja nga bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-në.

“Duke kujtuar betejat e burrave e grave të UÇK-së anekënd vendit, jemi falënderues për aleatët tanë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lirinë tonë e bëri edhe më kuptimplotë, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA-të dhe NATO-n, që përshpejtoi fitoren duke ndërprerë vuajtjet dhe gjenocidin që ushtrohej mbi popullin tonë. Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën!”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1272324900925522?ref=embed_post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë