Shukri Buja, ish komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, ka kujtuar 10 qershorin e vitit 1999, pas çlirimit të vendit, teksa ka publikuar pamje nga një organizim i veçantë në këtë zonë, në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, raporton Gazeta Blic.Në videon e publikuar në llogarinë e tij në Facebook, shihet i pranishëm dhe Kadri Veseli, teksa këndohet këngë për komandantë e ushtarë të UÇK-së.
“Po komandojka Hashim Thaçi – Komandant e kemi Shukri Bujën” , dëgjohet kënga.Postimi i tij i plotë:
Me 10 qershor 1999, në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit në fshatin Mollopolc, në Zonen Operative të Nerodimes u mbajt një organizim i veçantë, ku prezent ishte edhe Kadri Veseli.
Në sytë e tyre shihej liria, ajo liri që ende nuk ishte lindur, por që rritej në zemrën e çdo luftëtari të UÇK-së, në çdo hap në male e fusha,në çdo betejë që i vinte ata përballë vdekjes.
Nuk kishin frikë!
Sepse më shumë se jetën,
dashuronin atdheun.
Në heshtjen e syve të tyre
ndizej shpresa e një populli të tërë.
Sot, kur flasim për çlirim,
nuk mund të harrojmë ata sy, që panë dhimbjen,
por zgjodhën të shohin përtej saj, një Kosovë të lirë!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Urime Dita e Çlirimit!
https://www.facebook.com/watch/?v=1968358473569273