Është miratuar në parim marrëveshja Shqipëri–Serbi për sigurimet shoqërore, e cila u jep mundësinë për njohjen e pensioneve të gjithë qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dyja vendet.
Kjo marrëveshje synon të garantojë që periudhat e sigurimit, kontributet dhe përfitimet sociale të njihen reciprokisht, duke lehtësuar qasjen në pensione dhe përfitime të tjera të mbrojtjes shoqërore.
Marrëveshja Shqipëri–Serbi është negociuar sipas standardeve të BE-së, duke u bazuar në rregulloret e Këshillit dhe Parlamentit Evropian për koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore./tvklan/