Ndërsa aeroplanët izraelitë nisën sulmet ndaj Iranit, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi përmes një video adresimi.

“Jemi në një moment vendimtar në historinë e Izraelit”, tha ai.

“Pak çaste më parë, Izraeli nisi operacionin ‘Zgjohet Luani’, një operacion ushtarak i përqendruar për të zmbrapsur kërcënimin iranian ndaj vetë mbijetesës së Izraelit. Ky operacion do të vazhdojë për aq ditë sa duhet për të eliminuar këtë kërcënim”, shtoi lideri izraelit.

https://x.com/netanyahu/status/1933369911264399435

Ky i fundit tha se operacioni kishte në shënjestër objektet bërthamore, fabrikat e raketave balistike dhe komandantë ushtarakë, dhe se ishte fillimi i një operacioni të zgjatur për të ndaluar Teheranin nga ndërtimi i një arme bërthamore.

Në Izrael është shpallur gjendje emergjente në pritje të një kundërpërgjigjeje – e cila ka nisur gjatë orës së fundit, pasi Irani lëshoi mbi 100 dronë drejt vendit.

Ndryshe, në qendër të sulmeve të Izraelit ndaj Iranit qëndron programi bërthamor i diskutueshëm i Teheranit.

https://x.com/netanyahu/status/1933340443343008068

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë