Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj avokatit Venhar Hana dhe instruktorit Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP), në lagjen Veternik të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se masa është caktuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda.

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar dosjen e Prokurorisë, e cila kishte parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj avokatit Venhar Hana dhe Dritmir Islami, lidhur me dyshimet për dallavere me pronën e ish-Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) në lagjen Veternik të Prishtinës.

Avokati Hana ka qenë subjekt i hulumtimit të rastit të një prone milionëshe në “Veternik” ku janë paraqitur prova për falsifikimet e pretenduara./BetimipërDrejtësi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë