Përgjatë ditës së premte në Kosovë u raportua për pesë raste të dhunës në familje.

Sipas policisë, rastet e dhunimit ndodhën kryesisht në Prishtinë, pastaj në Obiliq, Pejë e Kaçanik.

Detajet e rasteve:

Prishtinë: Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre anëtar të një familje, të dyshuarit: babai, djali dhe nëna, janë shoqëruar në stacion policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë: Raportohet se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.Obiliq: Raportohet se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari nuk është takuar në vendbanim.

Kaçanik: Raportohet se viktima femër kosovare, ishte sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë: Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një here jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë