E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, ka falënderuar  Kosovën  për gatishmërinë për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se Kosova është vendi i parë në Evropë që pranon një gjë të tillë.

Në postimin e bërë në rrjetin social në X në faqen e ambasadës amerikane, thuhet se sigurimi i kufirit të ShBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump.

Po ashtu, aty deklarohet edhe se Prattipati e vlerëson ‘‘shumë’’ si qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të ShBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, thuhet në postim.

https://x.com/USEmbPristina/status/1933951496879833221

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë