Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është bërë e ditur se kanë arrestuar një të dyshuar i cili ka gjuajtur me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë së tij, në Prishtinë.
I njëjti pas intervistimit nga policia është dërguar në mbajtje, raporton Vendi Sot
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. Ibrahim Fehmiu, Prishtinë 14.06.2025 – 00-:10. I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje