Referuar të dhënave të siguruar nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, në gjashtë qytete të Kosovës janë raportuar raste të dhunës në familje, raporton Vendi Sot

Në Fushë Kosovë, një grua ka sulmuar ish-bashkëshortin e saj për motive xhelozie.

“Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht për motive xhelozie ish-bashkëshortin e saj m/k me të cilin jetojnë në një banesë. Viktima ka pësuar lëndime. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kurse, në Obiliq, djali ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij . Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, kanë bërë të ditur nga policia.

Në Prishtinë, një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë në gjendje të dehur.

“I dyshuari m/k me shtetsi te huaj  dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, viktimën f/k . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”.

Poashtu një grua nga Fushë Kosovë, ka raportuar në polici së është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj.

“Pas një mosmarrëveshje viktima  f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull m/k. Rasti nën hetime”.

Nga i dashuri është sulmuar fizikisht edhe një grua tjetër në Podujevë.

“Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari m/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor”.

Poashtu në  Graçanicë, një grua ka raportuar në polici bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

“Dyshohet se viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Ndërsa, në Klinë, gruaja e cila sulmohet fizkisht nga bashkëshorti i saj, pas tretmanit mjekësor kthehet me dëshirën e saj në shtëpinë e tij.

“I dyshuari m/k dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Vendi Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë