Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Sipas tij, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

“Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane”.

“Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, u shpreh Begaj, shkruan Euronews, transmeton KLankosova.tv.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë sfidave globale, pasi tha se çfarëdo që ndodh sot në botë është rrezik edhe për rajonin.

Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. Në përfundim, ishte planifikuar firmosja e deklaratës para fotos zyrtare të liderëve, por kjo nuk ndodhi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë