Kandidatës së propozuar për të paren e Kuvendit nga VV-ja, Albulena Haxhiut sipas ish-deputetit, Haki Abazi i ka ardhur fundi i karrierës politike.

Kjo sipas tij, për shkak të veprimeve gjatë mandatit si Ministre e Drejtësisë, kur edhe humbën mostrat e aktivistit, Astrit Dehari.

“33 herë, më thënë të drejtën as nuk dua të merrem me Albulena Haxhiun, një ministre e cila i humb mostrat e Astrit Deharit e nuk jep dorëheqje është fundi i karrierës politike. Nuk ka turp më të madh, ka marrë fund kredibiliteti politik. Sikur të kishin fytyrë e moral politik, nuk kishim mbërri në këtë ditë“, deklaroi ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kthehu lartë